Ujërat e zeza në lagje, banorët e Lezhës protestojnë: S’mund të bashkëjetosh me aromën e padurueshme

18:53, 25/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e pallatit nr 10 në lagjen Skëndërbeg në qytetin e Lezhës po përballën me prezencë të lartë të ujerave të zeza. Kjo ka qenë arsyeja që banorët kanë dalë në protestë, duke theksuar se bashkëjetesa me ujerat e zeza është kthyer në shqetësim serioz.

“Ka më shumë se një vit që është bërë problem për pallatin tonë, sidomos në kohën e shirave  që të futesh brenda është një aromë e padurueshme. Ky është një dëm i shumfishtë për shkak se është dëm shëndetësor , rrezikon në mënyrë të jashtëzakonshme. Imagjino ujërat e zeza të hapura të cilat arrijnë ë depozitohen deri tek gropa e ashensorit të pallatit” thanë banorët.

Ndonëse janë ankuar nëpërmjet disa shkresa tek institucionet përgjegjëse, ende nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problematikës.

Gjatë stinës së verës situata bëhet më e vështirë përreth këtij pallati deri në  rrezik epidemie, ndaj kërkohet që të gjendet sa më parë zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco