Po ndiqej nga policia, shqiptari hedh kokainën nga dritarja e makinës, por përplaset me shtyllën

Po ndiqej nga policia, shqiptari hedh kokainën nga dritarja e makinës, por përplaset me shtyllën

18:23, 25/03/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane  pasditen e djeshme për drogë. Arrestimi i tij u bë në Fontanellato.

Mediat italiane raportojnë se  shqiptari pa vendbanim kishte precedent të mëparshëm në trafikun e drogës. 

Gjithçka nisi në orët e vona të pasdites në Casalbarbato di Fontanellato, kur patrulla e angazhuar në një postbllok urdhëroi të ndalonte një makinë që kalonte, por shoferi, duke iu shmangur sinjalit, përshpejtoi dhe iku.  

Gjatë ndjekjes, policia e kuptoi se ai hodhi një qese nga dritarja.

Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur. 

Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka gjetur forcën të dalë nga dera dhe të ikë duke u bllokuar pak më pas.

Kontrolli i mëpasshëm i rrugës bëri të mundur gjetjen e qeses së  hedhur që përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram. 

46-vjeçari u arrestua për posedim droge dhe u mbajt në dhomën e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco