Zjarr i madh në Pejë/ Biznesmeni Kelmendi: Hyra vetë, desh e pësova

Zjarr i madh në Pejë/ Biznesmeni Kelmendi: Hyra vetë, desh e pësova

11:51, 25/03/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të kompanisë Elkos në Pejë, e cila është në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi. Dëmet llogariten të jenë të mëdha.

Nga zjarri mund ta pësonte edhe vetë biznesmeni Kelmendi. Ai shpjegoi për Nacionalen se si hyri në depo për ta shuar zjarrin, por gati e pësoi edhe vetë. Lëndime nga zjarri kanë marrë tetë persona.

“Unë edhe vetë hyna me intervenu, gati mbeta brenda. Kur e pashë gjendjen, hyra me intervenu me aparatat me ato gjanat, por veçse ishte e kote. Depoja-magazina është 200 mijë metra katrorë. Më e madhja në Kosovë e në regjion. Në momentin kur zjarri ka kapluar depon, nuk ka qenë askush," ka thënë Kelmendi pë Nacionalen.

"Ende nuk po e dimë shkaktarin. Këta personat që janë lëndu kanë qenë prej objekteve tjera që kanë hy me e ndalë zjarrin, që kanë tentu me vepru,” tha Kelmendi për Nacionalen.

Nga Policia e Kosovës thanë se në vendngjarje kanë mbërritur policia e zjarrfikësit.

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.

Nga Spitali i Pejës kanë njoftuar se si pasojë e zjarrit në depon e ELKOS-it për momentin janë duke u trajtuar tetë pacientë. Sipas njoftimit, pacientët janë jashtë rrezikut për jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco