Operacion në Hanin e Hotit, arrestohen tre 20-vjeçarë që po trafikonin kanabis për në Malin e Zi

Operacion në Hanin e Hotit, arrestohen tre 20-vjeçarë që po trafikonin kanabis për në Malin e Zi

09:32, 25/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës dhe Komisariati i Malësisë së Madhe bashkëpunuan në kuadrin e një operacioni të koduar “Grizhë” për të ndalur trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Malin e Zi. Ata arritën të arrestojnë tre trafikantë dhe të bllokojnë  17 kilogramë cannabis sativa.

Policia e Shkodrës, mbështetur në informacionin e shërbimeve sekrete se disa persona po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike në drejtim të Pikës Kufitare të Hanit të Hotir me qëllim trafikimin e saj drejt Malit të Zi, zunë pritë në aksin rrugor Koplik - Hani i Hotit, në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe. Aty kanë ndalur  automjetin e dyshuar “Benz” që drejtohej nga Klevis Gurraj.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako dhe një qese të mbushura me kanabis që peshonin 17 kg, të cilat u sekuestruan bashkë me automjetin dhe tri celuluarë.

Në vazhdim, arrestuan përveç shoferit K. G, 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe, edhe dy të rinj të tjerë pasagjerë: Jozef Kaçaj, 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe dhe Enes Osmani, 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Policia e Shtetit tha se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Dosja e tyre u dërgua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco