Çështja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq/ Procesi nis më 30 mars

Çështja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq/ Procesi nis më 30 mars

09:16, 25/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme i hapi rrugë gjykimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit socialist Alqi Bllako si dhe zyrtarëve e biznesmenëve të akuzuar për aferën korruptive në realizimin e inceneratorit të Fierit.

BIRN 

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 24 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të 21 të dyshuarve për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrim në projektin e ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve urbane në Fier. Mes të akuzuarve janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi, të cilët janë dërguar më parë për gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, edhe për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Sipas Koordinatores për të Drejtën e Informimit në Gjykatën e Posaçme, Dinora Aleksi, vendimi për kalimin për gjykim të të pandehurve për abuzimet dhe korrupsionin në projektin e inceneratorit të Fierit, është marrë nga gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, e cila e ka gjetur të drejtë e të bazuar kërkesën e SPAK.

SPAK akuzon 16 persona të tjerë, zyrtarë dhe drejtues të kompanive të lidhura me inceneratorin e Fierit për vepra penale që lidhen me ndërtimin e këtij objekti. Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori  Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi e Gentian Zifla.

SPAK pretendon se ka provuar një sërë veprash penale në ngarkim të të dyshuarve, përfshi përfitimet e paligjshme në mbi 146 milionë lekë që i janë transferuar ish-ministrit të Mjedisit përmes kompanive të lidhura me të dhe në mbi 14 milionë lekë transferuar ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako përmes pagës prej 6 mijë eurosh në muaj për babanë e tij.

Prokuroria thotë se ka provuar shkelje të ligjit në procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit, e në vijim më shpronësimin si “tokë truall” të vendit ku do të kryhej ndërtimi, ndërsa ishte “tokë arë”, si dhe në përpilimin e faturave fiktive për punime që nuk ishin kryer. Sipas SPAK, janë dokumentuar shkelje që kanë shkaktuar një dëm financiar në rreth 700 milionë lekë.

Gjatë hetimeve paraprake është vendosur masë e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Klodian Zoto, që kanë përfituar në mënyrë të parregullt.

Më 21 shkurt 2023, Gjykata e Posaçme pranoi edhe kërkesën tjetër të SPAK për gjykimin ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, si dhe biznesmenëve Mirel mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallia, që akuzohen për korrupsion, abuzim me detyrën e pastrim parash, lidhur me aferën e incineratorit të Elbasanit. Sipas koordinatores Aleksi, gjykimi në themel për këtë çështje do të startojë më 30 mars, në orën 09:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco