Për herë të tretë në SPAK, Meçollari shpjegon arsyet e paraqitjes/ VIDEO

09:53, 23/03/2023
A+ Aa A-

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka shkuar për të tretën herë në SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime të SYRI TV.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje”, tha Meçollari.

Më herët Meçollari ka dhënë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazave ushtarake të Shëngjinit dhe Limionit në Sarandë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri është vënë në lëvizje nga dy kallëzime penale të bëra në mars dhe prill të vitit të 2021 nga Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i Forcës Detare.

Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco