Nuk iu bind policisë dhe u rrezikoi jetën, arrestohet 42 - vjeçari i alkoolizuar në Lushnjë

Nuk iu bind policisë dhe u rrezikoi jetën, arrestohet 42 - vjeçari i alkoolizuar në Lushnjë

09:47, 23/03/2023
A+ Aa A-

Një 42 vjeçar është arrestuar  në flagrancë nga Policia e Lushnjës, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.

42-vjeçari me iniciale V.K është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco