Banda shqiptare trafikoi 32 ton kokainë/ Mediat: Paratë i pastronin në Shqipëri, u zbuluan aksidentalisht

Banda shqiptare trafikoi 32 ton kokainë/ Mediat: Paratë i pastronin në Shqipëri, u zbuluan aksidentalisht

20:36, 21/03/2023
A+ Aa A-

Në Belgjikë pritet të nisë gjyqi më i madh në historinë e këtij vendi ndaj asaj që mediat e cilësojnë si banda më të madhe e drogës ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një bandë shqiptare, në përbërjen e të cilës kishte marokenë dhe kolumbianë. Kjo bandë mendohet se ka trafikuar rreth 32 ton kokainë nga Ekuadori drejt Belgjikës. 

Sipas medieve belge, shqiptarët luajnë një rol kyç në trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Europës. Në gjyq pritet të dalin 124 persona dhe 4 kompani.

Gazeta belge HLN shkruan se operacioni për të goditur këtë bandë u organizua në tetor të vitit 2021 dhe u sekuestruan më shumë se 7 milionë euro vila dhe makina. Gjatë operacionit u zbuluan edhe 11 laboratorë kokaine dhe 5 plantacione kanabisi.

HLN thekson se gjithçka nisi me një zjarr aksidental në një apartament në Bruksel. Pasi u fik zjarri u zbulua se apartamenti kishte shërbyer si një laborator i vogël kokaine.

Prokuroria nisi përgjimet dhe pas deshifrimit të komunikimeve me SKY ECC, zbuloi se bëhej fjalë për një rrjet gjigant të trafikut të kokainës.

Droga vinte nga Ekuadori dhe pasi përpunohej në laboratorët e Brukselit, shpërndahej në Europë.

Gazeta thekson se përfitimet nga ky trafik përfundonin kryesisht në Shqipëri.

Bie në sy se një nga të dyshuarit e prokurorisë është edhe një polic nga zona jugore e vendit. Ai thuhet se u kalonte shqiptarëve informacione nga databaza e policisë.

Një hetim tjetër po bëhet ndaj një avokati që thuhet se është përfshirë në këtë trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco