Fatjon Gjinaj: 'Disa akse rrugore problematike, prej vitesh askush nuk ka hedh as një lopatë asfalt mbi to'

Fatjon Gjinaj: 'Disa akse rrugore problematike, prej vitesh askush nuk ka hedh as një lopatë asfalt mbi to'

11:31, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Fatjon Gjinaj, ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ ku është shprehur se në vendin tonë janë disa akse rrugore mjaft problematike të cilët thuajse çdo javë kthehen në burime aksidentesh askush nga autoritetet përgjegjës prej kohësh nuk ka hedhur asnjë lopatë asfalt për të rregulluar këto problematika.

Diskutimi në studio:

Flavio: Duket se është përgjakur sërish Shqipëria me një marsh të shtuar të aksidenteve, çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë dhe çfarë shpjegimi i jep Policia Rrugore këtyre shifrave?

Fatjon Gjinaj: "Kur drejtuesit e mjeteve zgjohen në mëngjes, e kanë ndarë mendjen që të shkojnë dhe të përplasen diku dhe këto përplasje janë pika strategjike në rrugët kombëtare nacionale, Tapizë-Thumanë. Nuk e di se kur është hera e fundit që keni kaluar aty secili prej jush por që është një katastrofë e vërtetë, nuk ka sinjalistikë, shoferët dhe drejtuesit e mjeteve bëjnë akrobaci për të shmangur gropat dhe në një farë mënyre përfundojnë duke përplasur ndonjë kalimtar ose duke përfunduar në ndonjë biznes anësor të rrugës ose duke u përplasur me një automjet tjetër që i vjen përballë apo anash. Ndërkohë që  një problem tjetër është edhe aksi i Lushnjes në afërsi të qytetit të Lushnjes, është një kryqëzim aty që pothuajse çdo javë prodhon aksidente tragjike, edhe zona në afërsi të Sauk është kthyer unaza në një super arenë.

Flavio: E fillove me aksin e Thumanës, por si ka mundësi që çdo vrasës arrin të shkojë në kohë rekord atje pa u përplasur/ rrezikuar?

Fatjon Gjinaj: "Ata janë të stërvitur dhe ka shumë prej tyre që janë nga ajo zonë".

Ola: A janë masa gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake/ Rrugore si një masë parandaluese?

Fatjon Gjinaj: "Për dikë që parkon keq, për dikë që nxiton për të vajtur në punë, apo ka një arsye të caktuar për të lëvizur mbi normën e caktuar është një paralajmërim. Për dikë mbi të gjitha që nuk ka një kapital ekonomik është mjaft e dobishme që ai të mos nxitojë.

Për mendimin tim për dikë që udhëton me një automjet vera e së cilit shkon nga 60-10 mijë euro nuk e ka problem fare që ti paguajë gjobat apo ta bllokojë atë për 6 muaj ose një vit sa i vendos policia rrugore sepse ka një tjetër në përdorim.

Unë e shikoj problemin tek aksidentet në dy shtylla:

1- Ata që lëshojnë leje drejtimi mjetesh, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugës.

2-Problematika që kanë rrugët tona janë me të ardhur keq me të vërtetë pasi prej vitesh nuk ka hedhur dikush një lopatë asfalt.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco