Durrës, kapet shqiptari i Kosovës me dokumente false, procedohet edhe 26-vjeçari nga Berati

Durrës, kapet shqiptari i Kosovës me dokumente false, procedohet edhe 26-vjeçari nga Berati

12:06, 20/03/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në Portin e Durrësit në flagrancë një 32-vjeçar kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin me një leje qëndrimi false.

Po ashtu, procedohet penalisht edhe një 26-vjeçar, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, janë konstatuar 2 raste në këtë fushë, për të cilat:

është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka tentuar të dalë nga vendi ynë, me një leje qëndrimi në shtetin francez, të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco