Mungoi gjyqtari, shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Mungoi gjyqtari, shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

11:02, 20/03/2023
A+ Aa A-

Mungesa e gjyqtarit të çështjes, Elton Frashëri ka bërë që të shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës ka shlyer 1.6 vjet nga dënimi që shqiptoi Gjykata e Apelit.

Kujtojmë se edhe seanca e 10 ditëve më parë u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit pritet të caktojë datë e radhës për mbajtjen e seancës në ngarkim të ish-ministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco