‘Gjobat 35 milionë lekë’/ Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK

‘Gjobat 35 milionë lekë’/ Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK

13:18, 17/03/2023
A+ Aa A-

Eshtë mësuar arsyeja e thirrjes në SPAK të kryebashkiakut socialist të Krujës, Artur Bushi.

Burime bëjnë me dije se Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.

Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

Ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, ndaj 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco