Gjirokastër/ Mashtroi një grua dhe i mori paratë, pranga 55-vjeçares

Gjirokastër/ Mashtroi një grua dhe i mori paratë, pranga 55-vjeçares

12:50, 17/03/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër këtë të premte.

Shtetasja D.M, e cila banon në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë pasi i ka marrë një shumë parash një 65 vjeçareje duke e mashtruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen D. M., 55 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje 65 vjeçe, duke e mashtruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetases D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco