Doli nga SPAK, Bushi qep gojën: Asgjë me rëndësi

Doli nga SPAK, Bushi qep gojën: Asgjë me rëndësi

12:03, 17/03/2023
A+ Aa A-

Artur Bushi del nga SPAK pas 1 orë e 40 minuta.

Në dalje, ai nuk preferoi të komentonte për mediet, duke thënë "asgjë me rëndësi".

Ndaj Artur Bushit janë bërë 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

-Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Thirrja e Artur Bushit në SPAK, vjen një ditë pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist. Lefter Alla u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin 3 mln euro të ujësjellësit të Bulqizës.

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco