Qëlluan me armë ndaj bariut në Selenicë, gjykata lë në burg të arrestuarin

Qëlluan me armë ndaj bariut në Selenicë, gjykata lë në burg të arrestuarin

11:21, 17/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Endri Beqiraj si të arrestuarin në datën 14 Mars në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës pasi sëbashku me një tjetër shtetas të identifikuar dhe shpallur në kërkim Julo Rrokaj sipas policisë së Vlorës kanë goditur me armë kundrejt bariut Gëzim Lekaj për ti marrë këtij të fundit lekët.

Policia pas telefonatës së këtij shtetasi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale, teksa në komunikatën e saj për media tregon se këta dy shtetas kanë patur për qëllim vrasjen e Gëzim Lekës.

Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokak të përfshirë në këtë ngjarje i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco