Pallati i shembur nga tërmeti/ Vangjush Dako, dëshmi 4 orë në SPAK

Pallati i shembur nga tërmeti/ Vangjush Dako, dëshmi 4 orë në SPAK

10:39, 17/03/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Vangjush Dako është paraqitur mesditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.

Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur 4 orë.

Dako është figura kryesore e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Ai ishte pjesë e verifikimeve në një dosje të SPAK që flet për organizim dhe blerje votash në qarkun e Durrësit.

Në këtë dosje me nr.339, Dako del në përgjime teksa flet me anëtarë të grupit Avdyli në Shijak për blerjen e votave.

Kjo nuk është hera e parë që SPAK thërret dhe merr në pyetje zyrtarin e PS në Durrës, Vangjush Dakon. Në muajin maj të vitit 2019, Vangjush Dako u pyet për 5 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhjen e tij me grupin e Avdylajve të Shijakut, si dhe për shitblerjen e votave në zgjedhje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco