Masakra në Tiranë/ Në vendin e krimit u arrestua një polic, ngjarja u fsheh

Masakra në Tiranë/ Në vendin e krimit u arrestua një polic, ngjarja u fsheh

10:12, 17/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e 12 marsit në zonën e Don Boskos ku mbeti e vdekur banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit dhe 6 persona u plagosën, mes tyre mbesa e viktimës dhe xhaxhai i Fatjon Muratit.

Burimet bëjnë me dije se ka dyshime të forta se autorët janë nga Fushë Kruja.

3 armët e gjetura në automjetin BMW dyshohet se janë përdorur dhe në ngjarje të mëparshme kriminale.

Ndërkohë prej disa javësh territori ishte vëzhguar nga disa persona të cilët lëviznin me motor në zonë. Kjo e fundit rezulton të jetë konstatuar edhe nga pronarët dhe të afërm të familjes Murati.

Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije për Syri TV se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm një efektiv policie, i cili është arrestuar mbrëmjen që ndodhi ngjarja.

Ngjarja u mbajt e fshehur nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco