E përplasi kamionçina 5 ditë më parë, 40-vjeçari ndërron jetë te Spitali i Traumës

E përplasi kamionçina 5 ditë më parë, 40-vjeçari ndërron jetë te Spitali i Traumës

20:28, 16/03/2023
A+ Aa A-

40-vjeçari Arben Kanaçi, që u aksidentua mbrëmjen e 11 Marsit nga një makinë e cila pasi e goditi u largua nga vendngjarja, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se Kanaçi qëndroi në terapi intensive për 5-ditë me radhë, por nuk reagoi për asnjë moment.

Ai kishte marrë goditje të shumta në kokë dhe nuk mundi dot ti mbijetonte plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë ndodhi në dalje të qytetit të Beratit, në një karburant përballë Doganës.

Mbrëmjen e 11 Marsit, mjeti tip kamionçinë, goditi një këmbësor dhe pasi e tërhoqi zvarrë disa metra, e la të shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

I plagosuri Arben Kanaçi, 40-vjeç, u transportua pas aksidentit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë.

Pas aksidetentit, mjeti që e përplasi u largua nga vendngjarja dhe disa patrulla policie u vunë në ndjekje të tij.

Kamionçina u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që Artan Eskiu, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u arrestua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco