Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Hotel 5 mijë € nata’/ AKSHI reagon pas akuzave të ekspertit të IT: Fake news. Ja e vërteta!

‘Hotel 5 mijë € nata’/ AKSHI reagon pas akuzave të ekspertit të IT: Fake news. Ja e vërteta!

16:49, 16/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili orej disa kohësh ka denoncuar skandalet që po ndodhin me të dhënat personale në vendin tonë.

Progni pak kohë më parë depozitoi në SPAK fakte se çfarë po ndodh me AKSHI-n dhe se si të dhënat personale të qytetarëve po keqmenaxhohen.

Por mesa duket prokuroria në vend të nisë hetimet ndaj fakteve dhe asaj që po ndodh me institucionet, ka thirrur në prokurori ekspertin Progni, për të mësuar se si i gjen faktet.

Në postimin e radhës Progni ka bërë një tjetër reagim ku tregon se si zyrtarët e AKSHI-t po shpërdorojnë taksat e qytetarëve.

Postimi:

Tani me thoni ju ca te pres une nga kjo Prokurori kur i fle dosja ne sirtar per AKSHIN – PATRONAZHISTIN me zero lek nata dhe Zysha Linda fle ne hotel me 5 yje rooftop ne samite dhe konferenca ne Izrael …

Image

Pas akuzave të eskpertit ka reaguar vetë AKSHI përmes një deklarate për mediat ku i quan ‘fake neës’ pretendimet e Prognit dhe sqaron se udhëtimi nuk është kryer kurrë, por as çmimi i i akomodimit nuk ka qënë ai që pretendohet por 4 hërë më pak.

Reagimi i plotë i AKSH:

FAKENEWS! Zero para të harxhuara për një udhëtim që s’është bërë kurrë!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit.

Të paguarit për fushata elektorale në Tiranë, po keqpërdorin ekspozimet e e-maileve të iranianëve duke kryer vepër penale, në kundërshtim të hapur me urdhërin e Prokurorisë. Përmes një fakenews-i, pretendohet se kreu i AKSHI-it keqpërdor paranë publike.

Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë.

Sulme të tilla, nga individë me agjenda politike, kanë si synim të dëmtojnë imazhin e Institucionit për qëllime të ulëta politike.

AKSHI do e ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore deri në ndërshkimin e çdo të papërgjegjshmi që sulmon institucionet publike dhe keqpërdor të dhëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco