I plas predha e artilerisë e gjetur në koshin e plehrave, plagoset 44-vjeçari në Durrës

I plas predha e artilerisë e gjetur në koshin e plehrave, plagoset 44-vjeçari në Durrës

16:40, 16/03/2023
A+ Aa A-

 

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, ndërsa shtetasi R. N., 44 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco