EMRI/ I shkonte në shtëpi e i rrinte poshtë dritares edhe natën/ Përndiqte 11-vjeçaren, arrestohet shqiptari

EMRI/ I shkonte në shtëpi e i rrinte poshtë dritares edhe natën/ Përndiqte 11-vjeçaren, arrestohet shqiptari

11:41, 16/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet angleze kanë arrestuar një 22 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për përndjekje të një të miture vetëm 11-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasin E.Sinaj, i cili e kishte parë vogëlushen në një park në Londër dhe pretendonte se kishte ndjenja për të dhe se donte të krijonte një lidhje me të miturën.

Nëna e vajzës rrëfen se Sinaj kishte shkuar disa herë në shtëpinë e tyre, trokiste në derë dhe se qëndronte gjatë natës poshtë dritares së vogëlushes.

Ajo ka treguar se fillimisht kishte dyshuar se Sinaj po planifikonte grabitjen e shtëpisë.

Nëna e vajzës deklaroi se nga shqetësimi që i kishte krijuar i riu, kishte humbur qetësinë dhe se nuk mund të flinte natën nga frika e asaj që mund të ndodhte.

I pyetur nga policia, Sinaj deklaroi se kishte të drejtë të trokiste në derën e asaj shtëpie sepse e kishte pate vajzën në park dhe i kishte pëlqyer.

22-vjeçari i cili ishte i pastrehë, deklaroi se ai dhe vogëlushja i kishin shprehur dashurinë njëri-tjetrit dhe se askush nuk mund ta ndalonte që të përndiqte 11-vjeçaren.

Krahas dënimit me tetë muaj burg, Sinajt i është shqiptuar edhe masa e ndalimit që të kontaktojë apo vizitojë vajzën apo familjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco