Lehona në burg/ Avokatja Nela: Gjykata të jepte vendim alternativ, seancat u zhvilluan pa njoftimin e të dënuarës

Lehona në burg/ Avokatja Nela: Gjykata të jepte vendim alternativ, seancat u zhvilluan pa njoftimin e të dënuarës

17:31, 15/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte avokatja, Xhoi Nela e cili hodhi dritë mbi procedurat që janë ndjekur nga policia gjyqësore për arrestimin e një nëne lehone në Shkodër.

Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa kur janë zhvilluar seancat ajo nuk është njoftuar, e si pasojë nuk ka pasur një proçes të drejtë ndaj saj.

"Duhet të sqarojmë një element sepse Kodi i Procedurës Penale nuk lejon arrestimin e nënave që janë me fëmijë në gji.

Policia ka bërë ekzekutimin e një vendimi i një forme të prerë që është dhënë më parë. Sa i përket dënimeve me gjobë, ata jepen nga gjykatat për personat që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas legjislacionit ligji parashikon se dënimet me gjobë kërkojnë miratimin e të pandehurit. Ai pyetet nga gjykata nëse ka mundësi ose jo të paguajë gjobën në të kundërt nëse nuk ka mundësi të jepet një vendim tjetër alternativ.

Rezulton se oficerët e policisë gjyqësore në momentin që janë njohur me vendimin për ta arrestuar ato e kanë gjetur të pandehurën ndërsa kur është bërë gjyqi që të njoftohet dhe të merrte pjesë në proces gjyqësor ata nuk e kanë lajmëruar që është një shkelje e rëndë e të drejtave për një gjykim të drejtë."

SYRI TV/ Nënën lehonë me foshnjën 8-ditëshe e fusin në burg, i shoqi: E bëj unë burgun, lirojeni Dianën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco