SYRI TV/ Dështon seanca për inceneratorin e Fierit, mungon prokurori - seanca e radhës më 24 mars

14:36, 15/03/2023
A+ Aa A-

Dështon për të tretën herë, seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, me 20 të pandehur, mes të cilëve ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Shkak u bë mungesa e prokurorit të çështjes, ndërsa togat e zeza caktuan edhe datën e seancës së radhës. Në këtë seancë ato do të vendosin nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të tretën herë seancën paraprake për 20 të akuzuarit e inceneratorit të Fierit. E radhës do të mbahet më 24 mars, ku pritet të vendoset nëse dosja do kalojë për gjykim ose jo.

Shkak i shtyrjes u bë mosprania e prokurorit Dritan Prençi, ndërsa prokurori zëvendësues nuk mund të shprehej.

Prokuroria akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe disa zyrtarë apo ish-zyrtarë të tjerë, për shpërdorim detyre, korrupsion etj. 

Në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se dy ish-zyrtarët e lartë në bashkëpunim kanë shpërdoruar detyrën përmes veprimeve e mosveprimeve në procedurën e ndjekur, ku ish-ministri Koka ka përfituar gati 1,4 milionë euro ryshfet, ndërsa Bllako 14 milionë lekë të rinj.

Mes të pandehurve në dosje është biznesmeni i shpallur në kërkim Klodian Zoto, aksioneri kryesor i shoqërisë që fitoi koncensionin për inceneratorin e Fierit.

Ai akuzohet për ryshfetet e majme ndaj Kokës e Bllakos, Arben Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve në incenerator, Etleva Kondit, anëtares së dhënies së koncensionit.

Në disa raste pretendon akuza, Zoto ka paguar bileta udhëtimi Shqipërisë dhe qëndrimin në hotele jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco