SYRI TV/ Arrestohet shefI i stërvitjes së RENEA, 113 mijë euro dhe 290 mijë lekë në makinë

14:28, 15/03/2023
A+ Aa A-

Shefi i stërvitjes së repartit RENEA, Altin Morina, u arrestua nga kolegët e tij pasi në automjetin AUDI me të cilin po lëvizte iu gjetën rreth 113 mijë euro, 290 mijë lekë të reja dhe 80 paund. Ndërkohë bëhet me dije se Morina prej disa kohësh ishte nën vëzhgim pasi dyshohet se kishte kontakte me personazhe të njohur të botës së krimit.  Morina rezulton i arrestuar edhe në 2015 kur ishte pjesë e FNSH.

Nga SYRI TV

I arrestuar pasditen e 14 marsit nga kolegët e tij, Altin Morinës iu gjetën në automjetin luksoz AUDI me të cilin po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit, rreth 113 mijë euro, 80 paund dhe 290 mijë lekë të reja.

Prej kohësh Altin  Morina mbahej nën vëzhgim nga efektivët e policisë  pasi kishte a dyshime të forta se 43-vjeçari me detyrë shef i stërvistjes në repartin RENEA ka qenë në kontakt me personazhe të njohur të botës së krimit.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia se paratë e gjetura në mjetin e tij të kenë origjinë të dyshimtë.

I akuzuar për disa vepra penale, Morina përpara hetuesve ka dhënë një dëshmi të shkurtër ku është shprehur se paratë e gjetura në mjet nuk janë të tijat.

Përmes  një komunikate Policia e shtetit bëri me dije se Altin Morina akuzohet për  fshehje e të ardhurave ndërkohë që ka lënë në hije se përse Morina akuzohet për veprat e tjera penale si ajo e shpërdorimit të detyrës apo e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Teksa hetimet vijojnë, një çelës kyç në zbardhjen e ngjarjes ka dhe telefoni celular i 43-vjeçarit që Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Altin Morina ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2015 në periudhën që ka qenë pjesë e FNSH. Së fundmi është ishte katapultuar nga strukturat e rendit në Ballsh në strukturën elitë të RENEA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco