Greqi, lihen të lirë pasi kërkuan falje, 4 policët e akuzuar për torturë nga i burgosuri shqiptar

Greqi, lihen të lirë pasi kërkuan falje, 4 policët e akuzuar për torturë nga i burgosuri shqiptar

09:20, 15/03/2023
A+ Aa A-

Katër shoqëruesit e policisë për transferimin e të burgosurve nga Selaniku në burgjet e Korydallos, të arrestuar nga Punët e Brendshme, u liruan pas kërkimit të faljes.

Para hetuesisë kanë kërkuar falje katër punonjësit e Policisë të cilët u arrestuan nga Drejtoria e Punëve të Brendshme pas denoncimit të një krimineli shqiptar për torturë dhe dhunë ndaj tij.

Sipas informacioneve nga një burim i Nantiareport.gr, siç rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, policia i vendosi një helmetë dhe pranga shqiptarit, i cili po shfaqte shpërthime nervash duke dëmtuar veten,

Mirëpo, kolegu i tyre fajësoi përfaqësuesit e sindikatave të cilët shmangën përfshirjen në këtë rast dhe i lanë të pambrojtur policët. “Turp për sindikalistët që munguan. Në vend që të merren me rritjen e pozitave të oficerëve dhe si të bëhen transferime, le të merren me problemet e personelit, si p.sh. të ketë një rregullore legjislative për transportin e të burgosurve agresivë vetëvrasës me pajisje të përshtatshme (pranga, mbrojtje e kokës si në vendet e përparuara).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco