SYRI TV/ Burgoset nëna e një foshnje 9-ditëshe në Shkodër, i shoqi: Lirojeni, kemi fëmijë të vogël

14:48, 14/03/2023
A+ Aa A-

Nazmi Bahçja, bashkëshorti i Dianës e cila po vuan dënimin në burgun e Tiranës me një muaj e 20 ditë burg nga konvertimi i gjobës së vendosur ne vitin 2020, 2 milionë e 500 mijë lekë për braktisje të fëmijës nga martesa e parë, bën apel për lirimin e saj. 28-vjeçari nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër, shprehet se gruaja e tij e ka lënë djalin 9-ditësh në banesë që ka nevojë për përkujdesje dhe shprehet i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë.

Nga SYRI TV

Është dënuar në vitin 2020 me gjobë 2 milionë e 500 mijë lekë nga gjykata për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë.

Por tri vjet pas dënimit, kjo gjobë ndaj Diana Bahçjas i është konvertuar në një muaj e 20 ditë burg duke bërë që në datën 7 mars ajo të arrestohet. E reja është marrë nga banesa e saj duke mos marrë parasysh se Diana kishte një djalë vetëm 9-ditësh.

Bashkëshorti i Dianës, Nazmi Bahçja bën apel për lirimin e bashkëshortes lehonë duke theksuar se as ai dhe as gruaja e tij nuk ishin në dijeni të këtij vendimi, pasi Diana ishte divorcuar nga burri i saj i parë 8 vjet më parë.

Madje 28-vjeçari rrëfen se është gati të marrë edhe vajzën që ajo ka nga martesa e parë. Diana Bahçja nga burgu në Tiranë ku aktualisht po qëndron, mohon se e ka braktisur vajzën e saj nga martesa a parë.

Në një bisedë telefonike nga burgu i grave në Tiranë, e dënuara thotë se ish-bashkëshorti pasi e ka keqtrajtuar e ka nxjerrë nga shtëpia duke mos ia lënë as vajzën.

Aktualisht për foshnjën e porsalindur, kujdeset i ati Naimi dhe mbesa e tij 11 vjeçe, duke treguar se e kanë shumë të vështirë qoftë për ushqyerjen, por edhe për përkujdesjen ndaj foshnjës.

Gazetar: F.Maka

Montazhier: T.Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco