VIDEO/ Makina e djegur në Ishëm e fshehur në një cep rruge, policia ka rrethuar zonën

09:49, 13/03/2023
A+ Aa A-

Është gjetur një makinë e djegur në zonën e Ishmit. Dyshohet se ajo është e autorëve të masakrës së mbrëmshme ne Tiranë ku mbeten një i vrarë dhe 5 persona të plagosur.

Syri tv ka siguruar pamjet nga vendi ku është gjetur makina e djegur totalisht. Vendi ku i kanë vënë zjarrin makinës është në cep të një kryqëzimi që të çon në fshatin Likmete dhe të nxjerr në autostradën Fushë Krujë - Milot në vendin e quajtur ura e Sul Merës.

Ndërkohë në vend ndodhen ekspertë nga Tirana të cilët po bëjnë këqyrjen e mjetit.

Më herët është njoftuar se në atë mjet policia ka gjetur dy kallashnikovë të cilët mendohet se janë përdorur në sulmin në Don Bosko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco