Humbi mbrëmë në Karaburun, zonja nga Tirana ende nuk është gjetur

Humbi mbrëmë në Karaburun, zonja nga Tirana ende nuk është gjetur

09:24, 13/03/2023
A+ Aa A-

Ende nuk është gjetur që nga pasditja e djeshme, alpinistja 64-vjeçare Drita Elezi,  e cila humbi gjatë një shëtitjeje në Karaburun. Grupet e kërkimit janë në terren që dje me forca policore dhe banorë të zonës.

Znj. Elezi, për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun. Shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e saj si nga toka dhe nga deti.

Policia e Shtetit tha se të dielën, "rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun. Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco