Masakra në Don Bosko, gjendet e djegur makina e autorëve, brenda kishte dy kallashnikovë

Masakra në Don Bosko, gjendet e djegur makina e autorëve, brenda kishte dy kallashnikovë

09:04, 13/03/2023
A+ Aa A-

Gjendet një mjet i djegur në afërsi të Ishmit, ndërsa mendohet se është përdorur nga autorët e masakrës mbrëmë në Don Bosko.

Syri TV mëson se një automjet tip BMW X5 është gjetur e djegur pranë Manzës në orët e para të mëngjesit të të hënës. Brenda janë gjetur dy kallashnikovë. Dyshohet që armët dhe makina të jenë përdorur në atentatin e mbrëmjes së kaluar në "Don Bosko".

Armët dhe makina po këqyren nga policia shkencore.

Nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mbeti e vrarë një grua, Mimoza Paja, dhe u plagosën 5 të tjerë. Ndërkohë, ‘objektiv’ i atentatit dyshohet të jetë xhaxhai i Fatjon Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, Seit Murati, i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë breshëria e plumbave nuk kurseu as klientët e lokalit që në kohën kur ndodhi sulmi ishin duke parë një ndeshje futbolli, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco