Masakra në lokalin në Don Bosko/ Murati ishte me ‘arrest shtëpie’ mendohet se ka dalë jashtë Shqipërisë

Masakra në lokalin në Don Bosko/ Murati ishte me ‘arrest shtëpie’ mendohet se ka dalë jashtë Shqipërisë

08:29, 13/03/2023
A+ Aa A-

Fatjon Murati mendohet se ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos.

Lokali ku ndodhi masakra me një të vrarë dhe 5 të plagosur ishte nën sekuestro nga tetori u kaluar.

Po ashtu, Fatjon Murati ka qënë nën masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" pas arrestimit, ndërsa gjatë kontrollit ai nuk është gjetur në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se disa ditë më parë Murati është larguar nga Shqipëria, ku ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Burimet shtojnë se objektiv mund të ketë qenë edhe xhaxhai i Muratit, Sahiti, i cili është plagosur në shpatull.

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij, Gentian Ruçi. 

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Në këtë ngjarje u vra Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij.

Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. /oranews/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco