Atentati me 1 të vdekur e 5 të plagosur në Tiranë/ Autori u afrua në këmbë dhe hapi zjarr drejt lokalit

Atentati me 1 të vdekur e 5 të plagosur në Tiranë/ Autori u afrua në këmbë dhe hapi zjarr drejt lokalit

08:18, 13/03/2023
A+ Aa A-

Të paktën pesë persona u plagosën dhe një grua mbeti e vrarë, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në “Don Bosko”, në kryeqytet mbrëmjen e së dielës. 

E lënduar nga ky atentat mbeti dhe një 10-vjeçare.

Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimit. Ndërkaq dyshohet se mbi dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë pjesë në atentat, ku dyshimet janë se ata u afruan në këmbë në ambientet e lokalit duke qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me makinë.

Po ashtu, dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati.

Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista.

Dyshohet se Sahit Murati, (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Sakaq Fation Murati, i cili ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij ishte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati, 50 vjeç, Astrit Meraj,42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

\Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco