Masakra në Tiranë/ Dyshohet për atentat, shënjestra ishte një nga të plagosurit

Masakra në Tiranë/ Dyshohet për atentat, shënjestra ishte një nga të plagosurit

22:05, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një grua raportohet se ka mbetur e vrarë ndërsa të paktën 5 persona dyshohet se kanë të mbetur të plagosur, nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal afër xhamisë, në zonën e Don Boskos.

Viktima dyshohet se është banakierja e lokalit. 

Sa i përket të plagosurve, ata raportohet se janë transportuar në Spitalin e Traumës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Dyshohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë.

Banakierja dyshohet se ka mbetur viktimë aksidentalisht nga të shtënat.

Lokali në fjalë raportohet se është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.

Të dhënat nga kjo ngjarje e rëndë janë ende paraprake, ndaj si shkaqet ashtu sikurse rrethanat momentalisht janë të paqarta.

Ka dyshime se bëhet fjalë për një atentat. Mendohet se shënjestra ka qenë një prej të plagosurve.

Dyshohet se kanë qenë 2 autorë me motor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco