Protesta në Fushë-Milot, banorët: Rrugët të pakalueshme në fshat

20:48, 11/03/2023
A+ Aa A-

Gjendja në të cilen ndodhët rruga, me gropa dhe baltë ka bërë që banorët e Fushë-Milotit të dalin në proteste. qytetaret thonë se në territorin e tyre nuk bëhet asnjë investim qoftë në infrastrukturë, në rrjetin elektrik apo shume shërbime të tjera imediate.

"Ne kemi dalë për rrugën, për dritat e për të gjitha në protestë. Nuk pyet kërkush për ne. S’kemi kujt ti drejtohemi, vetëm zotit. Shteti e di gjendjen , edhe kryetarja e bashkisë ka ardhur e ka parë vetë", u shprehën qytetarët.

Në shenj revolte banorët bllokuan për disa minuta rrugë që lidh zonën e Fushë-Milotit me fshatrat e tjerë të Kurbinit, ndërsa kanë akuzuar firmen që merr inerte në lumin Mat, automjetet e të cilës po dëmtojnë edhe më shumë këtë aks rrugor.

Deri në reagim të institucioneve përgjegjese, banorët kanë theksuar se do të vijojnë me përshakllëzim të protestave deri në bllokim të autostardes Lezhë-Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco