Rënia e gurëve bllokon rrugët në Kukës, drejtuesit e mjeteve: E pamundur lëvizja

19:45, 11/03/2023
A+ Aa A-

Reshjet e shiut përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës kanë sjell probleme në rrugët nacionale dhe rurale në qarkun e Kukësit. Si pasojë e furisë së shiut, ka pasur rënie të gurëve dhe dherave në të gjitha akset: Kukës-Qafë Mali, Kukës-Has, Has-Tropojë, Kukës-Peshkopi e Kukës Shishtavec, ky i fundit thuajse në të gjithë gjatësinë ka patur probleme me qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq përfaqësuesi i firmës Marsi, Qazim Syla u shpreh se situata që nga dita e premte ka qenë problematike në këtë aks.

Probleme me qarkullimin e mjeteve kanë pasur edhe shumë fshatra të bashkisë Kukës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco