VIDEO/ Aksident tragjik në Dibër, humb jetën 20-vjeçari

15:14, 11/03/2023
A+ Aa A-

 Aksident me vdekje në Dibër.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është batuar disa metra duke përfunduar buzë përroit, ndërsa një 20-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melan, disa metra në afërsi të rrugës nacionale.

Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë dy persona, ndërsa viktimë ka mbetur pasagjeri A.S., 20 vjeç.

Makina tip "Golf" drejtohej nga 18-vjeçari R.K.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Golf", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco