Nga burgu, dërgohet në arrest shtëpie, ish-drejtoresha e bashkisë së Tiranës

Nga burgu, dërgohet në arrest shtëpie, ish-drejtoresha e bashkisë së Tiranës

14:00, 11/03/2023
A+ Aa A-

Ndryshon masa e sigurisë për Viola Sterjon, drejtoreshën e Mjedisit në bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për mashtrim më 27 dhjetor 2022. Nëpërmjet avokatit të saj, ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës, e cila më datë 8 mars ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" , me masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa mësohet se gjykata e ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç.

Viola Sterjo u arrestua në dhjetor për veprën penale "Mashtrim me pasoja të rënda", pas denoncimit dhe hetimit disamujor të prokurorisë, e cila dokumentoi se Sterjo kishte mashtruar disa biznesmenë në Korçë dhe Pogradec, duke iu marrë shuma të mëdha parash që fillonin nga 50 mijë euro deri në 160 mijë euro, duke iu premtuar që do t’iu siguronte subvencione nga AZHBR.

Sterjo ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën publike, si tek e-Albania dhe AKSHI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco