Divjakë: gjendet i vdekur në kanal pas një muaji, 60-vjeçari nga Këmishtaj

Divjakë: gjendet i vdekur në kanal pas një muaji, 60-vjeçari nga Këmishtaj

11:37, 11/03/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar nga Këmishtaj, Rako Pupi, është gjetur i vdekur nga Policia e Lushnjës në fshatin Korie të Divjakës. Trupi ishte i dekompozuar ç’ka tregonte se kishte kohë që kishte ndërruar jetë, për shkaqe ende të panjohura.

Policia tha se kufoma u pa rreth orës 10 të datës 11 mars 2023në një kanal vaditës në fshatin Korie të Divjakë dhe është shtetasi R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.  Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Një grupi hetimi po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco