Vazhdon masakra në rrugët e vendit, 5 viktima dhe 3 të plagosur në 24 orë

Vazhdon masakra në rrugët e vendit, 5 viktima dhe 3 të plagosur në 24 orë

13:53, 10/03/2023
A+ Aa A-

Aksidentet tragjike kanë pushtuar rrugët e vendit pasi në vetëm 24 orë në Shqipëri janë shënuar 5 viktima dhe 3 të plagosur rëndë.

Mbrëmjen e djeshme mbetën të vdekur tre të rinj në Tiranë, pasi makina tip 'Audi A8' ‘fluturoi’ nga shpejtësia duke thyer barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit në Sauk dhe përfundoi sipër një makine tjetër në aksin Tiranë-Elbasan. 

Në automjetin ‘Audi’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. 

Gjithashtu mbetën të plagosur 3 persona të tjerë të cilët ndodheshin në makinën tip 'Honda' e cila u godit nga mjeti tip 'Audi A8' që i ra përsipër. 

Edhe dita e sotme ka nisur me dy aksidente të tjera tragjike ku gjetën vdekjen një burrë në Durrës i cili ishte duke pedaluar biçikletën kur u shtyp nga një betoniere, si dhe një vajzë në Kavajë e cila ra në kanal duke drejtuar makinën tip Golf.

E reja Rovena Balliu (Cara) e ditëlindjes 1995, ra në një kanal në Kavajë, pasi ishte duke drejtuar makinën tip Golf me targë AA 045 SJ.

Ky bilanc lufte është një alarm për autoritetet shtetërore të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme për ti siguruar jetën shqiptarëve të cilët udhëtojnë në rrugët e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në janar 2023 janë shënuar 84 aksidente nga të cilat 52 në Tiranë.

Urojmë që dita e sotme të mos pasohet me të tjera ngjarje të rënda në rrugët e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco