SYRI TV/ Tritol, banesës së Skënder Likës në Kurbin, nga shpërthimi vetëm dëme materiale

13:19, 10/03/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim me tritol  është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Sanxhak të Laçit në pronësi të Skënder Likës. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Skënder Lika është babai Llej Likës  autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolli. Vrasja e këtij të fundit ndodhi pasi djemtë e tij e kishin dhunuar kohë më parë Llej Likën.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve  mirditore  në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco