Policia e Korçës ka finalizuar një operacion antidrogë, në përfundim të të cilit është arrestuar një 31-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kushëriri i tij, 28 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin ku udhëtonin dy të rinjtë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis sativa.
Burime policore bëjnë me dije se automjeti i përkiste 31-vjeçarit, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia e Korçës arrestoi 31-vjeçarin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa procedoi në gjendje të lirë 28-vjeçarin, pasi në banesën e tij u gjet një sasi e vogël lënde narkotike.
© SYRI.net