VIDEO/ Tritoli në Kamëz: Marketi në pronësi të familjarëve të Naim Qarrit

09:10, 08/03/2023
A+ Aa A-

Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish-presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35. Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit, birit të Naim Qarrit. 

Kujtojmë se Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.

Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco