Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Shqetësoi nxënësit tek një shkolle, prangoset 21-vjeçari në Bulqizë

Shqetësoi nxënësit tek një shkolle, prangoset 21-vjeçari në Bulqizë

15:25, 06/03/2023
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar nga Bulqiza u arrestua për shqetësim të nxënësve të një shkolle dhe për mosbindje të urdhrit të Policisë. Ai është futur me automjet brenda oborrit të një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit, ndërsa pas kësaj, strukturat ligjzbatuese janë vënë në lëvizje duke kryer edhe arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco