Flet avokatja që refuzoi të mbronte Dan Hutrën, Nela: Gjakftohtë ndaj krimeve. Institucionet neglizhente!

17:01, 02/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, avokatja Xhoi Nela ka folur për eksperiencën e saj si përfaqësuese ligjore e të arrestuarit për masakrën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra.

Avokatja Nela ka shpjeguar se Hutra ka pasur shumë konflikte në dhomat e paraburgimit me të ndaluarit e tjerë dhe se institucionet nuk kanë ngritur një grup ekspertësh apo një mjek për të provuar nëse ky person vuante nga ndonjë sëmundje mendore.

Sipas avokates, në bisedat e saj me të akuzuarin Hutra ka treguar se ai i trajtonte me lehtësi të gjitha dëmet që ai kishte shkaktuar të lënduarve dhe në mënyrë shumë gjakftohtë.

Nela ka theksuar se vendimi i saj për të shkëputur përfaqësimin e Hutrës në gjyq, ka ardhur si pasojë se ishte kontradiktor dhe kishte shumë probleme brenda institucionit.

Xhoi Nela: Nëna e tij më ka dhënë një prokurë për të përfaqësuar të birin e saj. Në datë 18. 07. 2022. Personalisht kam pasur vetëm një takim në ambientin B në burgun 313. Ajo që më ka bërë përshtypje ishte mënyra si e trajtonte me lehtësi të gjitha dëmet që ai kishte shkaktuar. Më ka ngelur në mendje një pyetje e tij duke më thënë se ju duhet të keni mbaruar edhe për psikologji dhe si ka mundësi që më pyesni për kaq shumë detaje. Unë jam për dhunë në familje dhe çfarë kam bërë është mbyllur.

Në dhomat e paraburgimit ka pasur konflikte të ndryshme. Në qoftë se të ndaluarit shfaqin konflikte me personat brenda qoftë edhe verbale ata dërgohen në dhomat e sigurisë së lartë. Ky person ka shfaqur vazhdimisht probleme. Si ka mundësi që insitutcionet nuk kanë ngritur një grup ekspertësh apo një mjek për të provuar nëse ky person vuante nga ndonjë sëmundje mendore.

Të gjitha çfarë kishte kryer dhe dënimet që kishte vuajtur ai i trajtonte në mënyrë shumë gjakftohtë. Ai ka ngritur pretendime për zëvendësimin e masës së sigurisë me arsye që lidhen me shëndetin mendor dhe në këto kushte institucionet duhet të kishin marrë masa për të vërtetuar a kemi të bëjmë me një kriminel apo me një person që vuante nga shëndeti mendor.

Fakti që ai kishte probleme dhe kërkonte në mënyrë permanente që të ishte jashtë burgut dhe në një periudhë shumë të shkurtët dhe kjo ishte jashtë kompetencave dhe të avokatit. Përveç kësaj ai ishte kontradiktor dhe kishte shumë probleme brenda institucionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco