Ka porositur vrasje, Suel Çela i shkruan nga arratia GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

Ka porositur vrasje, Suel Çela i shkruan nga arratia GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë

09:45, 01/03/2023
A+ Aa A-

Policia me forcat speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë me dhjetëra herë kanë mësyrë në Elbasan për të vënë në pranga Suel Çelën.

Madje përpjekja e fundit e policisë për të arrestuar në ambientet e tregut agro-ushqimor në Elbasan, përfunduan me prangosjen e një tjetër personi muaj më parë, por që më pas u detyruan ta lënë të lirë pasi ndaj tij Gjykata nuk kishte asnjë masë dënimi dhe ndëshkimi. Bëhej fjalë për Klement Xhaferrrin, personin që u tha që hapi zjarr i pari në ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë mjeku dhe aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani. Por, ndërkohë që Policia e kërkon për tri episode të dëshmuara nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, dy killerat me pagesë që tashmë janë “penduar”, Suel Çela bëhet i “gjallë” me anë të një kërkesë për t`i ndryshuar masën e sigurisë. Kërkesa vjen në GJKKO, vend në të cilin ndodhet edhe çështja e një morie emrash të tjerë të nxjerrë nga dy dëshmitarët e drejtësisë.

Kërkesa dhe akuzat

Nga arratia Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela një nga personat më të kërkuar i është drejtuar GJKKO që t’i ndryshohet masa e sigurisë nga arrest në burg në masë më të lehtë. Ai u shpall në kërkim në muajin të 2022-it në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e “Audi”-t të zi, të blinduar, që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

Atentati ndaj Mashës dhe dëshmia e Dumanit

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Në dëshminë e tij Dumani tregoi: “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në ‘Matrix’ më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës ‘Ëilson’.

Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës ‘Ëilson’ për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhajn (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë.

I thashë Rikut që do t`i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në ‘Matrix’ e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës ‘Ëilson’ e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë ‘Ëolksvagen Passat’ ose ‘Pheiton’ dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë ‘skorpions’ 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco