Dumani e cilësoi si porositës i 3 vrasjeve, Suel Çela kërkesë GJKKO-së nga arratia

Dumani e cilësoi si porositës i 3 vrasjeve, Suel Çela kërkesë GJKKO-së nga arratia

12:51, 28/02/2023
A+ Aa A-

Marjus Lulaj i njohur edhe me emrin Suel Çela, i është drejtuar nga arratia Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që t’i ndryshohet masa e sigurisë e Arrestit me burg.

Burimet bëjnë me dije se i shumëkërkuari ka kërkuar nga GJKKO që t’i jepet një masë lehtësuese.

Ai u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të dosjës “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmise së Nuredin Dumanit ai është pororsitës i tre ngjarjëve kriminale, 2 prej tyre të parealizuar dhe 1 e mbetur në tentativë.

Sipas Nuredin Duamnit, ditën që ra në prite, ishte nisur me porosi të Suel Çelës për të ekzekutuar Elton Kilën. Vrasje për të cilën deklaroi se do të paguhej 200 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco