SYRI TV/ Çmimi i patentës, asnjë protestë në vend - dyndje qytetarësh në qendrat shëndetësore

12:04, 28/02/2023
A+ Aa A-

Qytetarët janë dyndur në qendrën shëndetësore në Korçë për të marrë çertifikatën mjekësore qe shërben për pajisjen me patentë shoferi. Fluksi në qendra shëndetësore është krijuar për shkak të çmimeve të reja që pritet të aplikohen nga data 1 mars. Vlera për të marrë një leje drejtimi nga 1 marsi do të jetë 85 mijë lekë.

SYRI TV

Qytetarët janë dyndur në qendrën shëndetësore në Korçë për të marrë dokumentet mjekësore për patentë.

Rritjes së çmimit të patentës që shkon deri në 85 mijë leke shumë qytetarë i janë përgjigjur me bërjen e lejes së drejtimit për t’u regjistruar së më shpejt në autoshkollë pa hyrë në fuqi më 1 mars vendimi i ri.

Qytetarët shprehen se këtë rritje çmimi nuk e përballojnë dot dhe kanë zgjedhur të bëjnë patentën deri më 1 mars.

Sipas çmimeve të reja mësohet se një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 lekë, ndërsa një seancë praktikë 935 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco