VIDEO/ Pamje tronditëse: Urbani i Unazës u përplas me të paktën 9 mjete

12:04, 27/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së ‘Unazës’ është përplasur me të paktën 9 automjete.

Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si 'Ura e Tajvanit'.

Raportohet për 6 të plagosur, që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur aty pranë. Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit pasi kjo zonë e kryeqytetit ka shumë lëvizje dhe shpesh trafiku është i rënduar, ndaj është e rrallë që të ketë aksidente të këtyre përmasave.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco