Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Vrasja e 22-vjeçares keniane Xhoi/ Shoqërohet shoferi i kazinosë

EMRI/ Vrasja e 22-vjeçares keniane Xhoi/ Shoqërohet shoferi i kazinosë

09:10, 25/02/2023
A+ Aa A-

Me urdhër të Gjykatës së Tiranës është shoqëruar në polici Rodi Barçi, i cili ishte shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane, Xhoi Aoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.

Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta.

Mësohet pse pas shoqërimit në komisariatin nr. 1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij.

Burimet e SYRI TV thonë se Barçi është shoqëruar për t'u rimarrë në pyetje për këtë çështje.

Burimet bëjnë me dije se efektivë të komisariatit nr. 1 kanë kryer edhe kontroll në banesën e tij me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco