VIDEO-SYRI TV/ Seancë maratonë për inceneratorin e Fierit, 18 të pandehur kundër akuzave

20:05, 22/02/2023
A+ Aa A-

Seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme e nisur prej orës 9 të mëngjesit, u mbyll me shqyrtimin paraprak të dosjes së inceneratorit të Fierit. Me në datë 1 mars do të shpallet vendimi nëse GJKKO do ta kalojë atë për gjykim në themel apo jo.

18 nga 20 të pandehur kërkuan pushim të çështjes dhe deklaruan se nuk i kanë kryer veprat penale mbi të cilat janë ngritur akuzat nga Prokuroria e Posaçme. Këtë të mërkurë u dëgjuan pretendimet e 18 të pandehurve dhe përfaqësuesve  të 14 kompanive, ndërsa një javë më parë, Gjykata dëgjoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetin Alqi Bllako.

Ata u deklaruan të pafajshëm ndërsa kishin kërkuar pavarësisht kësaj gjykim të zakonshëm dhe bashkim të dosjes së Elbasanit me atë të parën. Për këtë të fundit, kërkesa u rrëzua, ndërsa për formën e gjykimit u la të vendosej gjatë procesit në themel.

18 nga të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa Etleva Kondi dhe italiani Giusepe Ciafaglione kërkuan gjykim të zakonshëm. Ndërkohë është arrestuar në Gjermani Silvester Driza me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim nga SPAK prej nentori të vitit të kaluar për aferën e inceneratorëve. Teksa Silvester Driza rezulton si pronar I kompanisë ‘Sili’të krijuar më 2016.

Driza i ka shitur aksione Agim Seferit ky i fundit ka bashkëpunuar me Lefter Kokën. Kompania e Drizës ka marre nga 2 Kompani të inceneratorit të Elbasanit 112 milionë lekë me fatura fiktive.

Më pas kompania e Drizës i ka dhënë kompanisë së vëllait të Lefter Kokës 164 mijë euro me pretekstin se ka blerë sheqer.

Edhe kjo kompani është përdorur nga Lefeter Koka për marrjen e parave teksa në dosje rezulton se  Kompania e Drizës ‘Sili’, merrej me shitje sheqeri dhe pas hetimeve nuk rezulton të ketë kryer punime në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco