Banorët e '5 Majit' kthehen tek rrënojat: Bashkisë nuk i intereson, as shtëpi na dha, as bonus qiraje!

Banorët e '5 Majit' kthehen tek rrënojat: Bashkisë nuk i intereson, as shtëpi na dha, as bonus qiraje!

12:06, 22/02/2023
A+ Aa A-

Një vit pas shembjes së banesave të tyre në rrugën “5 Maji” në Tiranë, banorët e dikurshëm janë rikthyer sot tek rrënojat. Shumë prej janë ende pa shtëpi, të mashtruar nga bashkia e Tiranës jo vetëm për strehën e re, po edhe deri për bonusin e qirasë që nuk e marrin.

Njëra nga zonjat që ka qënë në krye të protestave, akuzoi dhe denoncoi nga gërmadhat e shtëpive se na thanë se do t’u jepnin shtëpi si atyre që kanë qenë pa letra, si atyre me letra, po nuk u dha asgjë.

“ Nuk u intereson, as për bonusin e qerasë. Si unë, si zotëria prapa meje që ka dhe kredi për të paguar për shtëpinë që i është shembur, nuk merr bonus qiraje; jetojnë në shtëpi me qira pa bonos,  pa  ndihmë, pa asgjë

Është shkelur ligji i shpronësimit, është shkelur çdo gjë. Banorët nuk kanë qenë dakord për të firmosur, shtëpitë janë prishur pa vendim prishjeje, kanë shkelur ligjin. Mirë që kanë shkelur ligjin dhe kanë premtuar shumë, kanë thënë se do t’u jepen të gjitha dhe të gjithëve, por nuk janë interesuar fare dhe siç e shihni këtu është kthyer në një fushë plehrash.

Përveçse nuk janë pastruar gërmadhat e lëna pas, këtu po hidhen plehrat dhe është e rrezikshme të jetojnë edhe banorët rreth e përqark, se është burim infeksioni.

Është kthyer çdo gjë përmbys, si nga ana psikologjike, si nga ana ekonomike, sepse çdo gjë po e përballojnë vetë. Bonusi nuk korrespondon fare, 220 mijë lekë të vjetra jepet maksimalja për një shtëpi kur të gjithë e dinë se në rrugën 5 Maji i kanë mbi 300 euro qiratë.

Unë nuk marr absolutisht bonos, po edhe zotëria që është këtu që ka qënë në proces legalizimi nuk e ka marrë. As nuk janë interesuar fare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco